Kryetari Basha pranë familjes Lala në Durrës. Situatë dramatike në rrënojat e banesës

27/11/2019 02:30

Kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Durrës prej orës 22.00.

Ai u kthye në zonën e Kenetës për të ndjekur nga afër operacionin e kërkim shpëtimit në rrënojat e banesës së familjes Lala.

Sipas informacioneve që zoti Basha ka marrë nga autoritetet, në rrënoja ndodhen 5 persona, 4 prej të cilëve fëmijët e familjes.

Situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe dhimbja nuk mund të përshkruhet me fjalë në zonën, ku, bashkë me forcat shqiptare, po punojnë edhe forcat italiane të shpëtimit.

Me mjete të posaçme, ata kanë lokaliziar vendin ku ndodhen personat e izoluar nën rrënoja dhe po bëjnë çdo gjë për t’i nxjerrë prej aty.

Top Channel