Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.

Milaim Qorraj me gruan e tij, Zelfijen, po presin një familje nga Durrësi, të cilën do ta marrin në shtëpinë e tyre pas tërmetit që ndodhi në qytet, siç raporton Radio Evropa e Lirë.

Familja tek e cila kishin qëndruar gjatë luftës, 20 vite më parë, tani ka nevojë për ta.

Tre anëtarët e familjes Kazanxhi janë të lumtur që kanë një shtëpi të dytë në Kosovë.

“Jemi miq të vjetër që nga koha e luftës. Nuk e kemi harruar miqësinë. E patëm sikletin tonë atje dhe thamë me këtë rast të vijmë të takohemi me miqtë tanë”, thotë Mihal Kazanxhi.

Familja nga Durrësi gjen strehim në Deçan

Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.

Posted by Radio Evropa e Lirë on Wednesday, November 27, 2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA