Pasojat e tërmetit, Rama: Familjet do strehohen në hotele, qeveria do nënshkruajë kontratë në 3 qytete

26/11/2019 19:42

Mbi situatën e krijuar në vend, si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm duke sjellë viktima, të plagosur dhe dëme materiale; kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale”

#ShqipëriSolidare???”, shkruan Rama.

Top Channel