Kompanisë Uber nuk i është siguruar licensa e re për të vepruar në Londër. Lajmin e dha Transporti për Londrën, rregullatori i qarkullimit rrugor në kryeqendrën e Britanisë.
Ky rregullator sqaroi se aplikacioni për taksitë nuk “është i duhur ” për të fituar licensën, pavarësisht ndryshimeve të mëdha pozitive që ka bërë kohën e fundit. Uber fillimisht e humbi licensën në 2017 për shkak të shqetësimeve për sigurinë, por më pas iu zgjat leja edhe për 15 muaj tjerë.
Kompania deklaroi se do ta apelonte vendimin e tha se ka ndërmend të veprojë derisa të merret një vendim i ri. Uber është përballur me rezistencë të fortë nga rregullatorët dhe kompanitë e taksive në një sërë shtetesh të botës, dhe shkak i shqetësimit të tyre ka qenë gjithmonë sigurua.
Rreth 45,000 drejtues makinash punojnë për Uberin në Londër, prandaj nëse licensa e kësaj kompanie refuzohet përfundimisht, të gjithë këta persona mund të mbeten pa punë. Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadik Khan e përshëndeti vendimin e marrë për Uberin.
Top Channel