Një tjetër shqetësim që qytetarët kanë shprehur live gjatë fjalës së kryeministrit ishte edhe gjendja në sistemin e shëndetësisë.

“Kjo është një qasje që shpreh frustrim që është te një kategori e gjerë njerëzish. Duke qënë se jetojmë në një botë që ushqehesh përditë me toksina e lajmin e keq e shpifjen mbetemi në një pozicion të vështirë në raport me të vërtetën .

Sot në vend bëhen 60 mijë operacione kirurgjikale, dhe ndodh që mund të ketë një dështim, një skandal dhe këto krijojnë një atmosferë ku është e vështirë për atyre që e ndjek nga tv të racionalizojë ketë raport. Por opinionin lidhur me mjekësinë tonë sot është i formësuar nga shumica dërrmuese e atyre që lavdi zotit s’kanë pasur nevojë për këto shërbime mjekësore, kurse ata që e kanë prekur thonë të kundërtën. Nuk është e vërtetë që në Shqipëri të lënë të vdesësh, por siç ka edhe nga ata që e njollosin bluzën e bardhë, por këta janë pakicë.

Jemi në një udhëkryq me të shkuarën. sa më mirë bëhet aq më shumë rriten pritshmëritë dhe ankesat sepse nevoja për më mirë akoma është më e madhe”, tha Rama.

Më tej kryeministri foli edhe për nivelimin e punësimit: “Përqindja e atyre që refuzojnë punën në sektorin privat është mbi 90 përqind, sepse duan punë shteti me çdo kusht.

Kemi një problem real me pagat, ndërkohë që në sektorin publik i kemi rritur pagat dhe sot ne jemi në mesataren e rajonit për këtë gjë.

Shifra e papunësisë është shifra e konsoliduar nga të gjitha e papunësisë,është shifër e Bankës Botërore. kemi vendosur si objektiv që në fund të mandatit të shkojmë nën 11 % të papunësisë duke u fokusuar në disa prioritetet”, tha Rama.

Top Channel