Video Assistant Referee për sfidën e kategorisë superiore, Partizani-Laçi.
Ky sigurisht do të jetë një test për të parë se sa funksionon dhe mund të përshtatet ashtu si në kampionatët më elitarë të futbollit në Europë kjo teknologji e re që ka si qëllim kryesor të eleminojë totalisht gabimet njerëzore te gjykimit nga arbitrat, duke u dhënë mundësinë këtyre të fundit të rishikojnë situatat ku kanë mëdyshje sa i përket vendimit të tyre.
Asgjë nuk është vendosur nga institucioni më i lartë i futbollit në Shqipëri sic është Federata, çka do të thotë që ky system nuk do të jetë pjesë e superiors per ndeshjet ne vijim dhe gjithçka do të ndodhë tek Partizani-Laci mbetet në kuadrin e një prove.
Sistemi VAR pritet të jetë present në futbollin tonë ne vitin 2021 kur të jenë plotësuar kushtet e nevojshme ne mënyrë që gjithçka duhet të jetë sipas kërkesave dhe ky system të mund të përdoret në të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore.
Top Channel