Prej datës 1 të këtij muaji, transmetimi i “Ftesë në 5”, nisi më i zjarrtë dhe më i komentuar se kurrë e shkak u bë puthja në buzë mes dy meshkujve.
Për të vijuar me prezencën e Fatma Naçit, një nga gratë më me ndikim dhe më të dashura për shqiptarët, e cila rrëfeu si asnjëherë më parë historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj, imamin Elvis Naçi.
Kështu, i komentuar dhe i mezi pritur vazhdoi transmetimi i përditshëm i “Ftesë në 5” këtë nëntor, në vazhdën e personazheve më të kërkuar të momentit, ngjarjeve dhe temave më interesante të aktualitetit e jo vetëm…
E ndërkohë që kjo javë nis me të tjerë të ftuar, “Ftesë në 5” premton argëtim, këngë e valle shqiptare në dy puntata dedikuar atmosferës festive të 28 dhe 29 nëntorit.
Falenderimi shkon si gjithnjë për ty, që na sheh çdo ditë nga e hëna në të premte në ekran, që hap gjithë kërshëri çdo video të postuar në rrjetet sociale e kalon mbrëmjet duke dëgjuar intervistat e “Ftesë në 5” në kanalin e Top Channel në “YouTube”.
Top Channel