Fatmirësisht, një aeroplan ja ka dalë të kalojë pa pasoja pas një përplasje me telat e energjisë elektrike në Minnessota, të SHBA-së.
Aeroplani ka ngecur tek telat e energjisë elektrike dhe nuk ka mundur që të fluturojë më tej, për në destinacionin që ishte nisur, pasi nga përplasja përfundoi me kokë poshtë!
Mediat Amerikane bëjnë me dije se 65-vjeçari Thomas Koskovich, piloti i aeroplanit arriti të largohet nga aeroplani i pa lënduar pas ndërhyrjes së policisë e cila çaktivizoi linjën e energjisë në atë zonë. Sipas Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit në SHBA, në harkun kohor përreth një viti, 500 persona kanë humbur jetën në aksidentet ajrore. Thomas për fat të mirë nuk i shtohet kësaj statistike të errët.
Top Channel