Neymar mund të qëndrojë në stol, kjo është arsyeja

25/11/2019 17:17

Sulmuesi i PSG-së, Neymar mund të jetë në stol në ndeshjen ndaj Real Madrid në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sipas mediave franceze, trajneri Thomas Tuchel është duke menduar t’ia japë mundësinë Angel di Maria të luajë në formacionin e parë, pasi është në formë të mrekullueshme.

Pranë tij pritet të luajë Mauro Icardi dhe Kylian Mbappe, transmeton KosovaPress.

Neymar sapo është rikthyer nga lëndimi dhe luajti për 60 minuta në ndeshjen e fundit kundër Lille, mirëpo sapo u zëvendësua nga Kylian Mbappe, futbollisti brazilian nuk qëndroi për të shikuar ndeshjen nga stoli, por u largua nga stadiumi.

Për këtë gjë tekniku gjerman në konferencë ka thënë se do të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë.

Kjo gjë ka shkaktuar që të këtë spekulime që kapiteni i Brazilit nuk do të luajë në formacionin e parë kundër “Los Blancos”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA