Më shumë se 114000 gra në Gjermani janë përballur vitin e kaluar me dhunë në familje, kërcënime dhe kanosje nga bashkëshortët, partnerët ose ish-partnerët, sipas të dhënave të paraqitura me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
”Pothuaj 122 gra u vranë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre”, sipas një analize nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA).
“Të dhënat tregojnë se shumë gra vazhdojnë të pësojnë dhunë nga partneri ose ish-partneri i tyre. Në vitin 2018, një grua u dhunua rëndë më shumë se një herë në orë’’, theksoi ministrja e Çështjeve Sociale, Franziska Giffey.
Sipas të dhënave të BKA, vitin e kaluar numri i vdekjeve u ul me 25% në krahasim me vitin 2017, por numri i përgjithshëm i grave viktima të dhunës nga partnerët u rrit. Të dhënat përfshijnë raste vrasjesh, lëndimesh personale, dhunime, sulme seksuale, kërcënime, ndalime të paligjshme dhe shfrytëzim prostitucioni.
Top Channel