Trajneri i Lirisë, Samuel Nikaj, ka dhënë dorëheqje.

Sipas tij arsyet kryesore për dorëheqje janë rezultatet jo të mira në ndeshjet e fundit, transmeton KosovaPress.

“Pas përfundimit te xhirove te para, me 7 fitore 4 barazime dhe 4 humbje duke mbledhur 25 pikë, që për pritshmëritë e mia janë shumë pak, marr krejt përgjegjësitë dhe dorëhiqem duke e lënë klubin ende në luftë për vendin e parë pasi që janë vetëm 1 pikë larg. I falënderoj pa përjashtim për këto 6 muaj të kaluar tek Liria (një klub i madh) të gjithë bashkëpunëtorët që nga kryetari, drejtori, stafi i ngushtë dhe ekonomat dhe ju uroj suksese në vazhdim…”, njoftoi ai përmes një postimi në Facebook.

Liria ndodhet në vendin e tretë në Ligën e Parë me 25 pikë, aq sa ka Besa në vendin e dytë, ndërsa lideri Arbëria ka arritur të grumbullojë 26 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA