Burim Ramadani, sot është emëruar në postin e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së. Para se të emërohet në këtë pozitë, Ramadani ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, të cilin e ka edhe shef të partisë.
Ramadani ka qenë edhe kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputetet, por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. I njëjti gjatë periudhës 2011-2014 ka mbajtur pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Tashmë inspektori i përgjithshëm i AKI-së, ka qenë edhe drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë.
Ramadani është pjesë e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa ka punuar edhe si gazetar.
Burim Ramadani është magjistër i Shkencave Politike. Ai ka diplomuar në Administratë Publike, si dhe në Gazetari.
Top Channel