Kanë kaluar 20 ditë nga rebelimi i lojtarëve të Napolit pas ndeshjes me Salzburgun dhe presidenti i klubit italian Aurelio De Laurentiis vendosi të hidhet në veprim duke vënë në jetë planin e tij për të gjobitur skuadrën.
Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ askush nga futbollistët e Napolit, përfshi mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare nuk i ka shpëtuar këtij ndëshkimi me De Laurentiis që vendosi të mbajë 25% të pagës së tyre mujore bruto, përvec Allan.
Braziliani është futbollisti që e pëson më keq pasi atij do t’i mbahet 50% e pagës. Për Alan situata është më delikate pasi ai pati një përplasje fizike me djalin e presidentit të Napolit, Edoardo De Laurenttis. kreu i klubit napoletan tashmë i është drejtuar Kolegjit Arbitrar për mbajtjen e pagave ndërkohë që vlen të theksohet se ata nuk kanë marrë ende pagën e muajit tetor..
Përllogaritjet flasin për një kontribut orej 200 mijë Eurosh për Allan, ndërkohë që shifra totale e gjobës do të jetë 2.5 milionë Euro. I vetmi që i shpëton këtij dënimi kolektiv është Kevin Malcuit i cili në momentin kur shpërtheu revolta e futbollistëve nuk ishte pjesë e skuadrës për shkak të një dëmtimi të pësuar në ligamente që po e mban atë jashtë fushave të lojësprej disa javësh.
Top Channel