Zgjerimi i species njerëzore në hapësirë është për shumë njerëz një shpresë për të ardhmen e tyre, por sigurisht që është një përpjekje e rrezikshme, ka treguar një studim i ri i NASA-s.
Në mënyrë të veçantë, shkencëtarët kanë identifikuar kërcënime të mundshme për njerëzit që vijnë nga hapësira, dhe për këtë kanë gjetur prova në gjakun e astronautëve.
Analiza e gjakut e 11 astronautëve (nëntë burra dhe dy gra) që kaluan një mesatare prej gjashtë muajsh në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor treguan diçka shumë të çuditshme – sa graviteti i ulët mund të ndalojë qarkullimin e gjakut dhe madje të shkaktojë një rrjedhë të kundërt, shkruan Big Think.
Gjendja ishte veçanërisht e shqetësuar me pjesën e sipërme të trupit të njerëzve që banonin në hapësirë. Implikimet për shëndetin afatgjatë janë ende nën studim, por ky rrezik duket se po bashkohet me listën e rreziqeve tashmë të njohura nga hapësira – humbje peshe dhe rritje e brishtësisë së kockave.
Vlerësimet me anë të ultrazërit zbuluan se rreth ditës së 50-të të misionit, shtatë anëtarëve të ekuipazhit iu kishte ndalur rrjedha e gjakut nga arteria e brendshme, arteria më e madhe e qafës, e cila qarkullon gjakun nga zona e furnizimit të arterieve karotide. Funksioni i saj është mbledhja e gjakut nga truri në fytyrë dhe qafë, dhe disa astronautë kanë provuar rrjedhën e kundërt të gjakut.
Rreziqet e të qenit në hapësirë për një kohë të gjatë
Një astronaut zhvilloi gjithashtu një mpiksje në arterie ndërsa ishte ende në fluturim, dhe një tjetër u përball me mpikse gjaku pasi zbriti në Tokë.
Përballja e rrjedhës së gjakut përfundimisht nuk tingëllon e dëshirueshme, dhe ky zbulim krijon alarme shtesë në lidhje me rreziqet e udhëtimit afatgjatë në hapësirë, transmeton KosovaPress.
Një nga drejtuesit e studimit, Michael Stenger nga laboratori i NASA-s në Qendrën Hapësinore në Houston, e quajti zbulimin “të papritur”.
“Ne as nuk dyshuam se mund të ketë një ndalesë të qarkullimit dhe rrjedhës së kundërt, kjo është anormale. Në Tokë, ne menjëherë do të dyshonim për një bllokim të madh ose një tumor”, tha ai.
Stenger i atribuon kësaj çështje mungesës së gravitetit, duke treguar rëndësinë e vëzhgimit të ndryshimeve fiziologjike në astronautë për shumë vite për të përcaktuar me saktësi efektet afatgjata të ekspozimit të hapësirës në shëndetin e njeriut.
“Disa astronautëve iu fryhet fytyra, pasi nuk ka rëndesë për të tërhequr lëngun që qarkullon në pjesën e sipërme të trupit. Ndonjëherë mund të keni arterie që shfaqen në zonën e qafës ose kokës, veçanërisht tek astronautë tullac”, thotë Stegner.
Ai përmend ndalimin e rrjedhës së gjakut si aspektin më shqetësues të zbulimit, duke thënë se kjo rezultoi në formimin e trombit potencialisht fatal. Por, sa i përket vetë hulumtimit, shkencëtarët gjithashtu e shohin atë si një mundësi për të parashikuar rreziqe dhe për të zhvilluar trajtime të reja.
Top Channel