25/11 16:26
Juventus dhe Inter kanë hyrë në garë për mesfushorin e Atalantas, Dejan Kulusevski.
19-vjeçari, që aktualisht është në huazim te Parma, ka marrë vëmendjen e disa skuadrave angleze e italiane.
Sipas disa raportimeve, drejtori sportiv i “zonjës së vjetër”, Fabio Paratici ka ndjekur nga afër lojtarin në ndeshjen e fundit kundër Bolognas.
Manchester United dhe Arsenal dëshirojnë të transferojnë suedezin dhe janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro, transmeton KosovaPress.
Nga ana tjetër Juventus dhe Inter po “luftojnë” për titullin e Seria A dhe dëshirojnë të forcojnë skuadrat.
Top Channel