Dy gëzime në një ditë- Flamengo feston kupën e kampionatin

25/11/2019 13:54

Mbrëmjen e së shtunës, Flamengo u shpall kampione e Kupës Libertadores, një trofe që skuadra braziliane arriti ta ngrejë për herë të parë pas 38 vitesh.

Skuadra e drejtuar nga Jorge Jezus është kthyer në Rio De Janeiro ku u prit me entuziazëm nga mijëra tifozë që kishin pushtuar rrugët e qytetit të veshur me ngjyrat kuqezi të skuadrës

Por kjo festë  u ndez akoma më shumë edhe nga lajmi që Flamengo fitoi edhe titullin kampion të Brazilit, madje duke mos e luajtur ndeshjen e radhës. në fakt, skuadra e vetme që mund ta parakalonte Flamengon në klasifikim ishte Palmeiras që u mund në fushën e tij nga Gremio duke bërë që Flamengo të sigurojë një avantazh prej 13 pikësh kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi i kampionatit që do të thotë se është matematikisht kampion i Brazilit. Nuk ndodhte që nga 1963, domethënë epokën e Pelesë, që një skuadër braziliane nuk fitonte në të njëjtin vit titullin kampion të vendit dhe Kupën Libertadores.

Festimet e tifozëve që shoqëruan në rrugët e Rios autobusin e kampionëve të Amerikës Latine dhe Brazilit zgjati me orë të tëra, por nuk ishte e thënë që ato të mbylleshin me alegri pasi në çastet e fundit disa persona tentuan të canin kordonin e forcave të policisë duke shkaktuar përplasje me to teksa hodhën në drejtim të tyre gurë, ndërkohë që policia përdori gaz lotsjellës duke krijuar një kaos nga i cili persona të caktuar kërkuan të përfitojnë për të grabitur telefonë e portofolë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA