27/12 16:59
Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale është stërvitur me skuadrën para ndeshjes me PSG-në.
Futbollisti uellsian pritej të mungonte ndaj gjigantit francez, pasi nuk u stërvit me skuadrën pas fitores kundër Real Sociedad, mirëpo sot ishte në stërvitje.
23-lojtarët kanë marrë pjesë në stërvitje, derisa Zidane duhet t’i heqë pesë prej tyre nga lista, transmeton KosovaPress.
Asensio, James Rodriguez dhe Lucas Vazquez janë të lënduar, mirëpo nga minuta e parë pritet të luajë Nacho Fernandes që është rikthyer nga lëndimi.
Për momentin Reali është në vendin e dytë në tabelë me 7 pikë, pesë më pak se lideri PSG.
Top Channel