Shkup/ Jam i bindur se do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithsesi, ky është vendim i qytetarëve.

Nisem nga përshtypja për atë se çka është arritur në këto dy vite e gjysmë, cila është alternativa, përkatësisht çka ofrojnë oponentët tanë dhe përcaktimi për rritjen dhe zhvillimin e ardhshme të vendit tonë. besoj se me programin i cili do të vazhdojë si kontinuitet i tërë kësaj që është bërë deri më tani, qytetarët do të kenë përcaktim të qartë të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme të 12 prillit.Këtë në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Në pyetjen për rastin “Reket”, dhe ndaj pohimeve të opozitës se ai është koka e oktapodit në “Reket”, Zaev thotë se një gjë e tillë nuk do të kishte gjasa të dalë në sipërfaqe nëse do të kishte ndodhur në kohën e Gruevskit. “Nuk mund të ndodhë pa dijen e kryeministrit nëse kryeministri është autokrat dhe nëse ka kontroll ndaj të gjitha proceseve në shtet. Një gjë e tillë, sipas të gjitha gjasave, nuk do të dilte në sipërfaqe nëse do të ndodhte në kohën e Nikolla Gruevskit. Në raste të tilla zakonisht kreu i pushtetit do t’i mblidhte paratë, por tani kryeministri e paraqet rastin, unë vetë e paraqita rastin dhe kjo u tha qartë dhe nga prokuroria edhe nga të gjithë. Zoran Zaev është paraqitësi i rastit, Zoran Zaev nuk është nën hetime, nëse ka çfarëdo qoftë lidhur me këtë rast, dëshiroj të zbardhet”, thotë. Lidhur me ngjarjet e fundit në gjyqësi, dhe paralajmërimin për veting, Zaev thotë se procesi i vetingut mudn të fillojë në bazë të një modeli paraprakisht qartë të konfirmuar. Zaev lidhur me kushtëzimet e fundit nga ana e Bullgarisë rreth çështjeve historike, thotë se “pala bullgare po tenton, gjithsesi, kjo është e drejtë e tyre, të pozicionohet siç mendon në pjesën e mbylljes së disa çështjeve të caktuara përmes Komisionit multidisiplinar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA