Telashe për Conten, zbulohet shkalla e dëmtimit të Barella

24/11/2019 16:58

SHARE TWEET SHARE EMAIL KOMENTEDownload WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Ishte shndërruar në titullar fiks prej javësh dhe nga më të mirët në fushë për Interin, por mesfushori që u ble për 50 milionë euro nga Cagliari, Nicolo Barella pësoi një dëmtim mbrëmjen e djeshme në përballjen me Torinon.

Pas një aksioni ku futbollisti i shkoi pranë golit personal, por pa që topi t’i grushtohej bukur nga Sirigu, vetë Barella shkeli keq dhe kërkoi menjëherë zëvendësim, duke pretenduar se kishte ndjerë një kërcitje të gju.

Gjatë ditës së sotme futbollisti ka kryer edhe rezonancën magnetike, për të zbuluar shkallën e dëmtimit dhe ashtu siç ka njoftuar klubi zikaltër, situata nuk është alarmante dhe se futbollisti do të mungojë përreth 4-5 javë.

Thënë ndryshe, Barella e ka mbyllur me futbollin për këtë vit dhe pritet të zbresë në fushë vetëm në janar të vitit të ardhshëm, ndaj Antonio Conte do të duhet të bëjë llogaritë pa njërin prej “luftëtarëve” të tij, për një fazë mjaft të rëndësishme të sezonit.

Më alarmante duket situata për ndeshjen e të mërkurës, kur Interi do të udhëtojë në transfertën çeke ndaj Slavias së Pragës, me synimin për të qëndruar në garë për kualifikim në fazën e 1/8-ave të Champions Leagues.

Me Sensin dhe Gagliardinin që vështirë se do t’ia dalin, në Çeki pritet të luajnë sërish Borja Valero, që dha përgjigje mjaft të mira mbrëmë në Torino, Brozoviç dhe Vecino, ndërsa në stol do të qëndrojë një mesfushor i talentuar si Lucien Agoume.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA