Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling është i pakënaqur për shkak të anulimit edhe të një goli të tij pas shikimit të xhirimit të VAR-it.

Sterling tundi rrjetën e Chelsea pak para fundit të ndeshjes, por pasi u shikua videoja, doli se futbollisti i njohur kishte një avantazh minimal ndaj Kurt Zuma, andaj gjyqtari Martin Attkinson anuloi golin, por kjo nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar pasi City fitoi me 2:1.

“Unë jam i lumtur që përmirësova rekordin tim të golave, të cilët VAR-i m’i anuloi. Në djall të mallkuar, kjo gjë do të më vrasë mua, vëlla!”, tha Sterling.

Futbollisti i njohur kishte shënuar dy gola vitin e kaluar, por që të dy u anuluan pas shikimit të VAR-it, transmeton KosovaPress.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA