23/11 20:33
Reshjet e shiut shtyjnë ndeshjen Lecce-Cagliari. Moti i keq u bë pengesë që sfida mes puljezëve dhe sardëve të mos luhej pasi shirat e shumtë që kishin rënë gjatë ditës së dielë në qytetin kishin përmbytur stadiumin Via Del Mare.
Gjyqtari Mariani pasi doli në fushë me dy kapitenët për të kontrolluar gjendjen e saj vendosi të shtyjë sfidë, e cila gjithsesi mund të riluhet të hënën në orën 15:00 nëse kushtet e motit do të përmirësohen, por parashikimet nuk premtojnë diçka të tillë.
Top Channel