22/11 19:19
Armando Sadiku ka shënuar gol me ekipin e tij Malaga në ndeshjen kundër Elches e cila përfundoi me rezultatin 3-3.
Sulmesi i kombëtares u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 79 duke çuar shifrat në 2-3, teksa dy minuta më pas u shënua edhe goli i barazimit.
Ky ishte goli i katërt në 11 ndeshje duke e bërë atë gola shënuesin më të mirë të ekipit të tij.
Në këtë takim ka luajtur titullar edhe Keidi Bare.
Malaga momentalisht ndodhet në zonën e rënies.
Top Channel