Anija për transportin e bagëtive ‘Queen Hind’, me peshë 3.785 tonë dhe e ngarkuar me 14.600 dele, u fundos sot pjesërisht në portin rumun Midi.

Një operacion, që përfshin policinë, zjarrfikëset dhe rojën bregdetare rumune, është duke u zhvilluar për të shpëtuar delet.

“Tashmë kemi shpëtuar një numër të vogël të deleve. Ata po notonin në det,” tha për BBC, Stoica Anamaria, zëdhënëse për shërbimet e urgjencës në Konstanța.

“Mbretëresha Hind” lundroi nën flamurin e Palau, me një ekuipazh prej 22 marinarësh sirianë. Ndërkohë, një anëtar i ekuipazhit u dërgua në spital me hipotermi.

“Ai ra në det, por u shpëtua shumë shpejt,” tha Anamaria, duke shtuar se pjesa tjetër e ekuipazhit ishin “të sigurt”.

Autoritetet kanë paralajmëruar hetime për të zbardhur shkaqet e fundosjes së anijes, e cila po shkonte drejt qytetit Jeddah në Arabinë Saudite.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA