PSV mposht 2-1 Heerenven dhe i jep fund krizës së rezultateve. Pas 4 ndeshjesh pa fitore në kampionat dhe 6 sfidave në total përfshirë edhe Europa League-n, skuadra e Mark Van Bommel arriti një sukses shumë të rëndësishëm për moralin për meritë edhe të talentit Steven Bergëijn që realizoi dy golat e PSV-së në fitoren 2-1 ndaj Heerenven.

Për miqtë shënoi danezi Jens Odgaard i ardhur në huazim nga Sassuolo ndërkohë që luajti titullar lojtari i përfaqësueses së Kosovës Dresevic i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Me këtë triumf PSV-ja ruajti vendin e 3-të në kuotën e 27 pikëve, 11 më pak se Ajaxi kryesues. Më herët Feyenoord i Dick Advocaat u ndal pas 2 fitoresh në një barazim 1-1 ndaj Groningen në transfertë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA