Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët
Policia në Kurbin ka bërë disa kontrolle të befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave me armë zjarri, lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim.
Gjatë këtyre kontrolleve u kap në një lokal, një 39 vjeçar i cili mbante me vete armë zjarri e lëndë narkotike dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe një sasi e vogël lënde narkotike.
Njoftim/ Kurbin
Kontrolle të befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave me armë zjarri, lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim.
Gjatë kontrolleve kapet në një lokal, 39 vjeçari i cili mbante me vete armë zjarri e lëndë narkotike.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe një sasi e vogël lënde narkotike
Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë Qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan shtetasin:
M.Xh., 39 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Kurbin
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në zonën e Kurbinit, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shtetasit M.XH., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një krehër me 8 fishekë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel