Deontay Wilder dhe Luis Ortiz përsëri janë përballur mes vete dhe përsëri fitues është boksieri amerikan.
Dueli i dy boksierëve është zhvilluar në Las Vegas dhe ka qenë një duel spektakolar, ku Wilder në fund ka triumfuar falë nokautimit që i bëri kundërshtarit.
Ishte një ndeshje spektakolar nga dy boksierët, por që nuk shkoi deri në fund, pasi amerikani në raundin e shtatë i dha fund dilemës se kush do ta fitojë këtë përballje.
Po zhvillohej raundi i shtatë, kur Wilder me një goditje të tmerrshme në kokën e Ruiz e nokautoi boksierin kubanez për ta fituar.
40-vjeçari pasi pranoi atë goditje në kokë nuk mundi të ngrihej në këmbë dhe Wilder e fitoi edhe meçin e dytë përballë tij, pasi të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në vitin 2018.
Për 34-vjeçarin amerikan, kjo ishte fitorja e 41-të në karrierë, ndërsa e 40-ta me nokaut.
Wilder vazhdon të mbretërojë si kampion bote në WBC.
Top Channel