Mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos ka thënë se synimi i tij është të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë.
Braziliani që gjashtë vjet është duke luajtur në fanellën e klubit francez dhe po shpreson të vazhdojë në këtë mënyrë.
Ai ka thënë se qëllimi kryesor i tij është që të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë, pasi kjo do ta bënte shumë të lumtur, transmeton KosovaPress.
“Të jesh mbrojtësi më i mirë në botë nënkupton shumë, është synimi im personal, i cili do t’i ndihmonte skuadrës gjithashtu për t’i arritur qëllimet”, deklaroi ai.
Ai gjithashtu tha se mundësitë që të përfundojë karrierën te kampioni i Francës janë të mëdha.
“Nëse vazhdon në këtë mënyrë mund të ndodhë, jam i lumtur me synimet e klubit dhe fansat”, përfundoi ai.
Futbollisti brazilian të martën kundër Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve do të bëjë paraqitjen e 300-të për klubin.
Top Channel