Një 34 vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes.

Njoftim/ Durrës

Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar për veprën penale “Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin:

B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA