Goditet nga traktori, lëndohet 13 vjeçari
24/11/2019 13:32
Një fëmijë i moshës 13 vjeçare është lënduar pasi u përfshi në një aksident me traktor në fshatin Brod të Shtërpcës.
Sipas Policisë, drejtuesi i traktorit është rrëzuar ndërsa traktori ka vazhduar lëvizjen duke goditur rrethimin e shkollës së fshatit Brod.
13 vjeçari është duke marrë trajtimin mjekësor në QKUK. Raportohet se edhe drejtuesi i traktorit është lënduar gjatë rrëzimit.
Top Channel