Fitore të thella për Mainz dhe Augsburg, Hoffenheim merr 5 “shuplaka”

24/11/2019 22:10

Dy fitore të thellë në dy sfidat që mbyllën javën e 12-të të Bundesligës. Ndryshimi në stol i bëri mirë Mainz-it që fitoi 5-1 brenda në shtëpinë e Hoffenheim edhe pse luajti për një pjesë loje me një lojtar më pak.

Pas 5 fitoresh radhazi u ndal hovi i Hoffenheim që u shkërmoq në shtëpi nga Mainz ku spikati Kule-Malong me dy gola. Me këtë fitore Mainz iu largua fundit të renditjes dhe u ngjit në vendin e 13-të me 12 pikë, ndërkohë që Hoffenheim humbi një mundësi të artë për t’u ngjitur në vendin e 3-të.

Një sukses me peshë mori edhe Augsburg që “shkatërroi” Herthan e Berlin me rezultatin 4-0 në një sfidë ku për bavarezët e vegjël shënuan 4 autorë të ndryshëm.Për kryeqytetasit kjo ishte humbja e 4-t rresht me Herthan që është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA