Festa e mandarinës dhe shegëve/ Konispol, zona e njohur për agrumet mbushet me shegë

24/11/2019 15:28

Konispoli prej 9 vitesh të fton në ditën e mandarinës. Ka kohë që kjo zonë njihet për prodhimin e agrumeve, por së fundmi vëmendja është kthyer te shega. Investimi për pemën jetëgjatë të shegës në Konispol ka nisur 4 vite më parë, ndërsa frytet e para të vjeljes i kanë marr këtë vit. Nga një parcelë e mbjellë, tani më janë të shumta parcelat që bien në sy, plot 100 hektarë tokë pjellore e që në vijim synohet të shtohet .

“Siç janë faqet e maleve përreth, ishte dhe kjo tokë këtu. Kur erdhëm në fillim për të investuar,banorët ata që kishin bagëti n’a kundërshtuan sepse nuk besonin që do bëhej kjo bukuri. Dhe tani ata banorë që na kundërshtuan punojnë në këtë tokë dhe janë të kënaqur. Këtu punojnë 40 deri 50 veta në ditë, e nisën mbollën një shegë kaq të vogël dhe për 3 muaj u rriit”- tha Ndriçimi.

“Kompania Luna, së bashku me kompaninë FalcoLand kanë bërë një investim këtu në Konispol, kemi mbjellur diku te 68 hektarë shegë dhe 12 hektarë limon. Në fillim ishte një risk goxha i madh nga ana jonë, por shpresoj në vazhdim të kemi mbështetje dhe nga qeveria”- tha Andi Muhameta, përfaqësues i kompanisë Luna.

“Jemi në pritje të një subvencioni nga IPARD, ku kemi dosjen tonë. Nuk kemi marr asnjë rezultat, por shpresojmë që pas këtij investimi, pasi të bëjnë dhe verifikimet në terren , të jemi ne një nga kompanitë e suksesshme që do dalë dhe fituese. Ky investim ka nisur para 4 vitesh , ku kjo është parcela e parë që është investuar, që janë shegët e para të cilat ishin në prodhim sivjet. Dhe më pas është mbjell parcelë pas parcele. Shega është në dy variante ACO dhe WONDERFUL . Standartet që në fillim janë europiane, që nga analizat që i bëmë me suportin e inxhinierëve italianë dhe spanjollë dhe janë të apasionuar me cilësitë që ka toka e nga kushtet klimaterike që ka zona.

Shqiptarët shegën e Konispolit e gjejnë në Konispol gjithmonë, por ne gjithashtu kemi selitë tona dhe në Tiranë por synojmë që ta shtrimë në të gjithë tregun shqiptar, megjithatë siç e thamë fokusi është siç kuptohet është tregu europian”- tha Spiro Semi, përgjegjës i kultivimit të shegës, FalcoLand.
Sfidat e investitorëve në plantacionin e shegëve kanë qenë të pafundme, por më e mundimshme mbetet ajo me shtetin. Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri tregon se puna kolosale e bërë është në të mirën e zhvillimit të zonës.

“Të gjithë bizneset fermerët këtu, kërkojnë këtë mbështetje t’i suportojmë në infrastrukturë, infrastrukturë rrugore apo me energjinë elektrike që kjo zonë vuan. Vështirësitë që po hasim janë edhe me burokracitë që kalojnë fermerët apo bizneset sidomos nga programet qeveritare siç është IPARD-i dhe ndoshta duhet ndryshuar dhe procedura që të kenë lehtësi në marrjen e subvencioneve. Në vetvete kjo pronë është e të gjithëve. Kemi një shprehje ne në Konispol që ‘kanë mbjellë të parët tanë ullinj që hamë ne sot’. Kështu që do mbjelli ky brez që është sot që të hanë brezat e ardhshëm”- tha Shuaip Beqiri, Kryetari i Bashkisë Konispol.

E nga ana tjetër, ministri i Bujqësisë vlerëson se ky është shembull që duhet ndjekur në Bujqësi dhe që do të ketë mbështetjen e subvencioneve të qeverisë.

“Këta e meritojnë që të marrin grantin, sepse ëhstë një model që tregon se si duhet zhvilluar bujqësia në kohët e sotme. Politikat tona këtë synojnë që ne paranë publike ta japim e ta shpërndajmë aty ku krijohet një vlerë e shtuar”- tha Bledi Çuçi, Ministër i Bujqësisë.

Investimi i shoqërive FALCOLAND dhe Luna nuk përfundon me kaq, një parcelë i është kushtuar edhe bimës më të rrallë, që njihet edhe si mrekullibërëse, Shafranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA