Deri në vitin 2030, kjo sëmundje do të jetë shkaku i tretë i vdekjes në botë

24/11/2019 19:09

Sëmundja kronike obstruktive e mushkërive është një nga shkaqet më pak të njohura, por shumë të zakonshme të vdekjes së njerëzve në të gjithë botën, veçanërisht në vendet perëndimore.

Është një gjendje e pengimit të përhershëm të rrjedhës së ajrit nëpër rrugët e frymëmarrjes, dhe kryesisht i referohet çrregullimeve të ndërlidhura që zvogëlojnë gradualisht aftësinë e difuzionit të pacientit, domethënë ulin frymën. Kjo sëmundje nuk është e re, por çështja është se nuk është emëruar më parë – një ulje e funksionit të mushkërive u konsiderua si pasojë normale e plakjes.

Sëmundja e mushkërive në 85 për qind të rasteve paraprihet nga bronkiti, i cili në formën e tij kronike prek çdo duhanpirës të tretë. Njerëzit me bronkit shpesh kolliten, e cila është një simptomë themelore e sëmundjes, andaj çdo kollë që zgjat më shumë se tre javë është një shenjë për një ekzaminim urgjent mjekësor.

Shumë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje me vite dhe vdesin para kohe për shkak të pasojave të saj. Për shkak se nuk ka shërim për këtë sëmundje, trajtimi është kryesisht simptomatik, transmeton KosovaPress.

Në fazat fillestare të sëmundjes, ndjenja më e zakonshme është mungesa e ajrit, ose pamundësia për të marrë frymë sa duhet.

Me kalimin e kohës, gulçimi gjithashtu ndodh me ushtrimin fizik mesatar dhe të moderuar. Ndërsa sëmundja përparon, kjo simptomë bëhet më e theksuar, kështu që në fazat e fundit shpesh kërkon trajtim duke thithur oksigjenin me maskë. Frymëmarrja shpesh shoqërohet me kollitje.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) vlerëson se afro 600 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja e mushkërive në të gjithë botën, dhe gjithashtu parashikon që COPD do të jetë shkaku i tretë kryesor i vdekjes deri në vitin 2030.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA