Sheffield United shpërdoroi epërsinë e dyfishtë kundër Manchester United duke u larguar në fundin e takimit në barazim 3-3. Një sfidë të cilën Djajtë e Kuq edhe mund ta kishin fituar nëse përmbysjen që realizuan brenda 8 minutave gjatë pjesës së dytë, por skuadra shfaqi edhe njeherë probleme në mbrojtje.

Vendasit e nisën më mirë sesa Djajtë e Kuq sfidën duke ushtruar presing që në minutat e para dhe gjithçka do të konkretizohej në minutën e 19-të, teksa Fleck i dhuroi avantazhin të tijve. Pas këtij momenti, United pati një dominim më të madh përsa i përket qarkullimit të topit, por pavarësisht këtij fakti ekipi i Solskjaer nuk ishte aspak i qartë në aspektin sulmues, madje maksimumi që mundi të bëntë ishte vetëm një gjuajtje në kuadrat.

Në pjesën e dytë panorama është sërish pak a shumë e njëjtë, por edhe njëherë saktësia do të ishte në radhët e vendasve. Në min e 52 Mousset do të trondiste për herë të dytë portën e Manchester United. Në minutën e 72-të, Williams provoi të rihape takimin, ndërsa 5 min me vonë Greenwood i ardhur në fushë nga stoli barazoi rezultatin.Për dy talentet 19-vjeçarë të United këta ishin dy golat e parë në Premier League me fanellën e Djajve të Kuq. Festa është sërish për United që në të 79-ën kalon në avantazh me Rashford.

Pas këtij momenti presingu është i Sheffield dhe në min shtesë barazon me McBurnie. Skuadrave nuk u ngeli gjë tjetër veçse të kënaqeshin me këtë barazim, edhe pse shanset për t’u larguar me pikë të plota ishin në të dy kampet. Për t’u përmendur fakti që si rrallëherë në këtë ndeshje për United shënuan 3 lojtarë të dalë nga akademia si për të kënaqur edhe Sir Alex Ferguson që ishte i pranishëm në shkallët e Bramall Lane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA