Kreu i VV-së në Tiranë kundër Ramës: 28 nëntori, jo festë vetëm e Shqipërisë administrative

23/11/2019 18:36

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë në 107 vjetorin të pavarësisë së Shqipërisë, do të mbajë marsh për bashkim të kauzave shqiptare drejt bashkimit kombëtar. Ata kërkojnë largim të taksës në rrugën e kombit dhe bashkim doganor për një treg të përbashkët mes dy shteteve shqiptare.

Drejtori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi në një intervistë për KosovaPress, jep detaje mbi formën e marshit, masivitetin e tij dhe kundërshtimin e këtij marshi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Teksa u shpreh kategorik kundër pretendimeve për formimin e një mini-shengeni ballanik.

Reagimet e kryeministrit Edi Rama kundër këtij marshi, drejtori i qendrës  së VV-së në Tiranë, i cilëson si të pabaza.

Sipas tij, 28 nëntori nuk i takon vetëm Shqipërisë administrative, por gjithë shqiptarëve dhe për këtë arsye kanë të drejtë të marshojnë për çfarëdo qëllimi.

“Kryeministri tha se data 28 nëntor është shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, kjo nuk është e vërtetë. Data 28 nëntor nuk është shpallja e pavarësisë vetëm të Shqipërisë administrative se ai kësaj iu referua. Tha në të njëjtën deklaratë se imagjinoni sikur unë të vija të bëja një marsh në Kosovë në ditën e pavarësisë së Kosovës, mirëpo 28 nëntori festohet edhe në Kosovë”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA