Një ish-agjent i CIA-s është dënuar me 19 vite burg për spiunazh në Kinë.
Jerry Chun Shing Lee, 55 vjeç, u largua nga CIA në vitin 2007 dhe u rekrutua nga agjentët kinezë në Hong Kong. Prokurorët thanë se ai ishte paguar për të shpërndarë informacione mbi mbrojtjen kombëtare të SHBA.
Kina raportohet se atëherë kishte çmontuar një rrjet informatorësh. Lee është ish-agjenti i tretë i CIA në më pak se një vit që dënohet për komplot me Kinën. Ai u shpall fajtor në maj për komplot për dhënien e informacioneve të mbrojtjes kombëtare, për të ndihmuar një qeveri të huaj.
Por prokurorët dhe avokatët e mbrojtjes nuk ranë dakord me dënimin e Lee, duke kërkuar një dënim më të vogël prej 10 vjet. Prokurorët thanë se oficerët e inteligjencës kineze i dhanë Lee qindra mijëra dollarë dhe se ai u dha atyre të gjithë informacionin që kishte nga karriera 13-vjeçare në CIA.
Top Channel