Kohë më parë u bë virale videoja e një fëmije nga Florida. 2-vjeçari Aleksandër Simos, u zemërua shumë me mamanë e tij, ajo u largua për në punë dhe harroi ta puthte vogëlushin.
Edhe pse nuk i shqipton mirë fjalët, 2 vjeçari duket i revoltuar për këtë padrejtësi, që mamaja puthi vëllanë e tij dhe atë jo.
Foshnjat kur lindin janë gati për të mësuar. Kur fëmija mbush 2 vjeç ai nuk konsiderohet më bebe. Për fëmijën dyvjeçar, bota ka kuptim, vetëm nëse ai e prek, e shijon atë.
“Sidomos për periudhën 0-2 vjeç, kur është kulmi I elasticitetit të trurit, kur me fëmijën mund të bësh mrekullira, thonë shkencëtarët, mund të shmangësh deri sëmundje të rënda. Në këtë periudhë e kalojmë më gjumë dhe a hëngri a s’hëngri. Dy vitet e para digjen, të paktën të mos djegim këto të tjerat. Ne jemi të diktuar nga e shkuara jonë, nga fëmijëria jonë. Sot në qendër të vëmendjes së gjithë shkencëtarëve është ekalsticiteti i trurit. Si t’ja zgjasim. Ca e kanë natyrale, ca nuk e kanë. Si t’ja bëjmë që edhe këta që nuk e kanë natyrale t’ju rritet cilësia e elasticitetit të trurit”, thotë pediatrja Lira Gjika.
Pediatrja këshillon, që prindërit ta shikojnë veten si ‘një derë e hapur’ nga ku fëmija mund dalë të zbulojë botën dhe mund të kthehet të marrë mbështetje sa herë të dojë. Mos u habitni nga pyetja e famshme ‘’Pse’’ e përdorur qindra herë gjatë ditës. Fëmija është thjesht e etur për të mësuar, edhe nëse e di përgjigjen argëtohet duke marrë të njëjtën përgjigje nga ju.
“Nëse ne nuk i rregullojmë këto punë që tani, nëqoftëse nuk e marrim me seriozitet mirërritjen e fëmijës, t’i tregojmë që është ai protagonisti. Ne jemi aty modeli dhe nxitësi që ai t’ja dali, siç ja kemi dalë ne, ashtu do ja dali edhe ai. Ne duhet të rregullojmë veten. Aftësia e fëmijës që të njohë veten, për t’u bërë dikush kur të rritet është në dorë të të rriturit. Të ndihmosh një fëmijë të bëhet nesër një qytetar, jo një njeri problematik, jo një njeri që shan, jo një njeri impotent”, thotë Gjika.
Juli Ristani
Top Channel