15.4 miliardë lekë, rreth 125 milionë euro pritet të jetë stoku e TVSH-së të parimbursuar në 2019, nga qeveria për biznesin.

Ministria e Financave thotë se pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 85 përqind i takon gazjellësit “Tap”, 5 përqind për “Ayen Energy” dhe pjesa tjetër 10 përqind ose 12.5 milionë euro I takon bizneseve të ndryshme. TVSH e pa rimbursuar do të futet në një skemë pagese me këste dhe për një vit e gjysmë, thonë zyrtarët e Ministrisë së Financave, ky borxh do të zerohet.

Vonesat në rimbursimin e TVSH-së ka shkaktuar jo pak probleme, sidomos për bizneset eksportuese të fasionerisë dhe të produkteve bujqësore. Ndërkohë që Ministria e Financave thotë se për këtë kategori biznesesh proceduat kanë nisur të përshpejtohen.

Vonesat në rimbursimin e TVSH-së nisën të shfaqeshin në vitin 2017,kur kërkesat për rimbursim u rritën ndjeshëm për shkak të investimeve të mëdha si TAP apo kaskada e Devollit.

Top Channel