Rrugët e amortizuara janë ndër shqetësimet kryesore për banorët ne qytetin e Laçit.

Të dëmtuara, apo në shumicë të paasfaltuara fare, ato vështirësojnë jetën e mijëra banorëve, pasi në ta nuk është investuar prej vitesh.

Përmbytjet e here pas hershme që kanë ndodhur në qytetin e Laçit e kanë përkeqësuar edhe më tepër situatën.

Banoret ankohen për balten gjatë dimrit dhe pluhurin gjate verës, ndërkohë që shpresat për ndërtimin e këtyre rrugëve duket se janë të largëta.

Edhe pse shume herë janë premtuar investime në infrastrukture deri me tani situata mbetet problematike jo vetëm në zonat e thella por dhe në ato që janë vetëm pak metra larg godinës se Bashkisë së Laçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA