Aksidenti që i mori jetën 22 shqiptarëve, deputeti i PS kujton motrën e ndjerë

23/11/2019 17:06

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka përkujtuar motrën e tij, Elidën, e cila ishte një prej 22 personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të 22 nëntorit të 1989-s në Himarë.

Në vendosjen e memorialit “Syri i Qiellit”, Hyseni thotë se kjo vepër përfaqëson syrin e  nënave, motrave, baballarëve, fëmijëve dhe njerëzve të dashur të atyre 22 vajza dhe djem, burra dhe gra, që u larguan tragjikisht nga kjo botë.

Reagimi i plotë

E dashur motër Elida?!

Më ka marrë malli shumë, shumë!

U bënë 30 vjet pa u parë. S’di si ta kthej dashurinë që kishe dhe jam i bindur që ke për mua, sepse tashmë nuk jemi pranë. Do shihemi një ditë patjetër e s’do ndahemi më kurrë?, por deri atëherë duhet të të shohim, qoftë edhe pa u takuar.

Ndaj, sot inaguruam Pavilionin “Syri i Qiellit”.

Është syri i shpirtit tonë, është syri yt, është syri i nënave, motrave, baballarëve, fëmijëve dhe njerëzve të dashur të atyre 22 vajza dhe djem, burra dhe gra, që bashkë me ty u larguan tragjikisht nga kjo botë, për të mbetur përjetë në zemrat? tona. Lotët janë kthyer në kristal dhe kristalet janë kthyer në pasqyrë, ku reflektohet dhimbja dhe malli ynë.

Tashmë motër do kemi si të shihemi edhe pse nga shume larg….

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA