Fatma Methasani, një personazh mjaft i dashur për publikun ka qenë e ftuar në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture.
Dojna Mema ka vizituar Fatmën në shtëpinë e saj ku kanë bërë një bisedë mjaft komode dhe më pas kanë drekuar së bashku.
Fatma është në një pritje të ëmbël dhe në intervistë me Dojnën ka rrëfyer detajet e pritjes si dhe emocionet që po përjeton. Në fund të bisedës moderatorja dhe autorja Dojna e ka pyetur Fatmën se nëse vogëlushi që pritet të vijë në jetë, pasi të kenë kaluar vite dhe të futet në youtube të kërkojë për mamin e tij do të shohë këtë intervistë, çfarë dëshiron t’i thotë mami Fatma.
“Do t’i thoja që mami nuk ka qenë gjithmonë kaq e shëndoshë e para, por që të jem realiste do t’i thoja: e shikon si i shkëlqejnë mamit sytë kur flet për babin tënd? Goli i jetës tënde është që të gjesh një vajzë që ti shkëlqejnë sytë kështu kur të flasë për ty! Se atëherë do jetë rritur mjaftueshëm sa të ketë filluar me këto pëlqimet e para. Boll tani se jam gati të qaj!”- ka përfunduar Fatma Methasani.
Top Channel