26/11 21:59
Vetëm 25 vjeçe, 130 tatuazhe në trup, dhe s’ka ndërmend të ndalojë.
Vajza australiane, Amber Luke, mori vëmendjen e mediave pas shndërrimit të plotë që i bëri trupit me tatuazhe, duke çarë gjuhën në dy pjesë e madje duke ngjyrosur edhe kokërdhokët e syve, një procedurë që për pak sa nuk e verboi.
Vajza ka shpenzuar me mijëra dollarë për procedurën dhe e quan veten “Vajza Dragua”. Ajo pranon se procedura e ngjyrosjes së syve ka qenë më e dhimbshmja dhe më e frikshmja.
“I kisha sytë hapur dhe më injektuan një shiringë nga katër herë në secilin sy. Për tre javë nuk shikoja fare”, ka thënë ajo për mediat.
Top Channel