Shkarkohet prokurori i Lezhës, Simon Pashuku
22/11/2019 12:06
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Lezhës, Simon Pashuku.
Mësohet se KPK vuri në dukje disa probleme të pasurisë gjatë seancës dëgjimore.
Simon Pashuku e filloi karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 1999. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe përgjatë 5 viteve e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Kukësit.
Në vitin 2017, Pashuku u emërua në Prokurorinë e Lezhës.
Top Channel