Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian arritën një marrëveshje mbi buxhetin e bllokut për vitin 2020, dhe fondet për Ballkanin perendimor, aty rezulton të jenë shtuar.
Angazhimet totale përcaktohen në 168.7 miliardë €, ç’ka përbën një rritje prej 1.5% krahasuar me buxhetin e vitit që shkoi. Ndërkohë vihet re se janë zvogëluar ndjeshëm, me plot 85 milionë euro fondet e para-anëtaresimit për Turqinë krahasuar me draftin e propozuar nga Komisioni, ndërsa parashikohen më shumë fonde për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Buxheti i vitit të ardhshëm siguron një qasje realiste, duke marrë parasysh interesat e taksapaguesve dhe nevojën për tu kujdesur për sfidat e reja që mund të shfaqen në 2020-tën”, tha Kimmo Tiilikainen përfaqësoi Këshillin në negociatat me Parlamentin Europian.
Fushat me përparësi në të cilat përqëndrohet buxheti i ri janë përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike, krijimi i vendeve të punës, forcimi i sigurisë dhe menaxhimi i sfidave të emigracionit.
Ajo që vihet re në mënyrë të veçantë është se ka më shumë fonde për klimën, mbrojtjes së të cilës, BE-ja ka vendosur t`i kushtojë të paktën 20% të shpenzimeve. Parlamenti dhe Këshilli tani kanë 14 ditë kohë për ta aprovuar zyrtarisht marrëveshjen e arritur.
Top Channel