Gjatë prezantimit të Teslas së re “Cybertruck”, Elon Musk pati një moment të sikletshëm ndërsa tentonte të demonstronte se sa të fortë ishin xhamat e dritareve për tu thyer.
Jo një por madje dy herë xhamat e makinës së blinduar, u thyen, duke bërë që gjërat të mos shkonin sipas planit, me Musk që bënte shaka se kishte ende vend për përmirësime.
Makina u prezantua në Hawthorne të Kalifornisë, ku dizajni i saj i veçantë u prit me brohoritje, por edhe hutim. Makina e re e Teslës do të shitet me një çmim që fillon nga 39 mijë dollarë, për një model që ka një pavarësi ecjeje në rrugë prej 400 km ndërsa modeli më i shtrenjtë do të kushtojë 69 mijë euro dhe do të ketë një pavarësi më të madhe.
Në Cybertruck mund të udhëtojnë deri në gjashtë të rritur.
Top Channel