Pranë liqenit dhe pa ujë, në Pustec banorët vuajnë për ujin e pijshëm

22/11/2019 12:14

Pusteci njihet nga të gjithë si një zonë turistike. Bashkia ndodhet vetëm 25 km larg Korçës dhe ka 9 fshatra, 7 prej të cilave shtrihen buzë liqenit. Por edhe pse afër ujit këtu ujë nuk ka.

Në shumicën e fshatrave mungon uji i pijshëm dhe kanalizimet çka bën që banorët ujin e pijshëm ta sigurojnë nga liqeni ose nga burimet. Jetesa bëhet e vështirë në këto kushte ku banorët ende jetojnë si në kohën e mesjetës.

Zona është nga më të bukurat në vendin tonë, por mungesa e investimeve ka bërë që banorët të orientohen drejt blegtorisë në vend të turizmit. Mungesa e ujit dhe kanalizimeve e bën të vështirë jetesën e tyre dhe thuajse të pamundur orientimin drejt turizmit familjar edhe pse kjo do ti ndihmonte të zhvillonin ekonominë e tyre.

Dhorjela Çule

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA