Ashtu siç deklaroi ditën e djeshme, Besnik Muçi ka vendosur të mos e njohë vendimin e shpallur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që e shkarkoi atë nga detyra. Siç shihet edhe në këtë foto të siguruar nga Top Channel, Muçi ka hyrë mëngjesin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese, institucion në të cilin u emërua nga presidenti Ilir Meta, pa e kaluar vetting-un.

Pretendimi i Muçit është se KPA nuk duhet të vijonte procesin e rivlerësimit ndaj tij, pasi humbi statusin e prokurorit me betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Gjithsesi, trupa gjykuese saktësoi që në fillim se Muçi e nisi procesin si prokuror dhe e përfundoi si gjykatës.

Vendimi i KPA-së u kundërshtua edhe nga presidenti Meta, i cili e konsideroi “vetting të partisë”.

Situata në Gjykatën Kushtetuese sa vjen edhe bëhet më problematike për shkak të pretendimeve që vijon të ketë Arta Vorpsi për karrigen ku është ulur Marsida Xhaferllari dhe tani me shkarkimin e Muçit nga detyra, vendim që nuk pranohet prej tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA