
Është mëse e zakonshme që asteroidet në sistemin diellor të përmbajnë ujë, një nga elementët thelbësorë të jetës.
Por së fundmi, shkencëtarët e NASA-s kanë gjetur molekula sheqeri në dy meteoritë të ndryshëm duke përforcuar kështu mendimin se asteroidet luajnë një rol të rëndësishëm në vazhdimësinë e jetës.
Vëzhguesit deklaruan se mundën të zbulonin praninë e ribozës dhe “sheqerna të tjerë bio-thelbësorë, përfshirë arabinozën dhe xylosen”, duke shtuar se riboza është thelbësore për ARN-në (acidi ribonukleik), i cili kopjon kodet gjenetike nga ADN-ja dhe i jep ato në ribosome të përdorura për të ndërtuar proteina të domosdoshme për jetën.
“Elemente të tjera të rëndësishme për jetën janë gjetur te meteoritet më parë, përfshirë aminoacidet (përbërësit e proteinave) dhe nukleobazat (përbërësit e ADN dhe ARN), por sheqerna jo. Ishte e jashtëzakonshme që një molekulë aq e brishtë sa ribosa mund të zbulohet në një material kaq të vjetër”, tha autori kryesor i studimit, Yoshihiro Furukawa, në një deklaratë.
Top Channel