Gjatë muajit Tetor 2019, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka miratuar për herë të parë profilin e ri “Arsim Special” në profesionin e rregulluar të mësuesit.
Miratimi i këtij profili në këtë profesion i hap rrugë të gjithë kandidatëve potencialë për t’ju nënshtruar provimit të shtetit në mësuesi dhe për t’u punësuar pranë institucioneve arsimore përkatëse, duke përmbushur kriteret ligjore të profesionistit.
Nga ana e grupeve të punës të ngritura nga MASR është përgatitur programi orientues që lidhet me provimin e shtetit të mësuesisë në profilin “Arsim Special”, i cili është publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).
Grupi i punës po finalizon fondin e pyetjeve që do të shërbejë për kryerjen e këtij provimi për t’i dhënë mundësi profesionistëve përkatës të certifikohen në profilin “Arsim Special”.
Gjatë muajit Dhjetor 2019 pranë QSHA do të zhvillohet provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit, profili “Arsim Special”.
Top Channel