Maqedoni e Veriut/Janeva shijon “lirinë” me duhan në ballkon
22/11/2019 18:34
Ajo që me xhaketë arriti që të fshihet nga objektivët e ekipeve të gazetarëve, asgjë nuk mund të fsheh nga sytë kureshtarë të fqinjëve të saj, përcjell in7 në Maqedoninë e Veriut.
Sot, e pandehura e dytë në rastin “Zhvatja”- ish-Prokurorja Speciale, Katica Janeva, në rrjetet sociale është parë duke shijuar gjysëm lirinë, nën shoqërinë e duhani, në ballkonin e banesës së djalit të saj.
Bëhet fjalë për një ndërtesë në rr. “Metropoliti Teodosij Gologanov”, në qendër të Shkupit, përballë konviktit “Kuzman Josifovski – Pitu”. Atje, Janeva do të presë gjyqin për “Zhvatjen”, i cili duhet të fillojë më 3 dhjetor
Top Channel