Mario Mandzukic mund të mbetet në Itali edhe pse është drejt largimit nga Juventusi.

Sulmuesi kroat po pret me padurim merkaton e janarit për të nisur një tjetër aventurë në karrierë pasi klubi bardhezi e ka nxjerrë jashtë planeve.Milan, Manchester United dhe Inter Miami i David Beckham në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tre opsionet më të përshtatshme për vazhdimin e karrierës, por sëfundmi në skenë për të firmosur me kroatin ka dalë edhe Roma.

Sipas La Republica, verdhekuqtë e shikojnë kroatin Mandzukic si zëvendësuesin ideal të Edin Dzekos në momentet që boshnjaku do të ketë nevojë për pushim ose do të jetë i dëmtuar, një opsion që Mario po e merr në konsideratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA